📣 KËRKOJMË PRAKTIKANTE NË ADMINISTRATË DHE FINANCA!
ITS SHPK po kërkon një praktikante të motivuar dhe ambicioze për t’u bashkuar me ekipin tonë në departamentin e Administratës dhe Financave në Prishtinë!
✅ Detyrat kryesore:
Asistim në proceset administrative ditore
Mbështetje në organizimin dhe arkivimin e dokumenteve financiare
Përgatitja e dokumentacionit bazik për raportime
Ndihmë në menaxhimin e faturave dhe komunikimin me partnerë
Detyra të tjera të ndërlidhura me administratën dhe financat
Kërkesat:
Studente (në vitin e fundit) ose e sapodiplomuar në Ekonomi, Financa, Administratë Biznesi ose fusha të ngjashme
Njohuri bazike të programeve MS Office, veçanërisht Excel
Aftësi të mira organizative dhe komunikimi
Saktësi, përkushtim dhe gatishmëri për të mësuar
🕒 Kohëzgjatja e praktikës:
3 – 6 muaj (me mundësi punësimi pas përfundimit të praktikës)
📍 Lokacioni:
Prishtinë
📧 Aplikimi:
Të interesuarat mund të dërgojnë CV-në në: [email protected]
💼 Jep hapin e parë drejt karrierës tënde – Apliko tani dhe bëhu pjesë e një ekipi profesional me përvojë mbi 20 vjeçare në fushën e teknologjisë dhe shërbimeve!