Kthehu Shiko shpalljet e ngjajshme

Konkurs për Agjente të Shitjes

Kontrate me kohe te caktuar

Hoteleri dhe Turizem

Prishtine

Kosove

Detajet

Data
04/03/2025 10:50

Pershkrimi

  • Sharr Travel shpall konkurs pune për Agjente e Shitjes së Aranzhmaneve Turistike – 3 Pozita
    •  2 Pozita – Zyra Prishtinë
    • 1 Pozitë – Zyra Prizren
    • Përshkrimi i Pozitës:
      Si Agjent i Shitjes së Aranzhmaneve Turistike, do të jeni përgjegjës për ofrimin e shërbimeve profesionale për klientët, duke i asistuar në zgjedhjen dhe blerjen e aranzhmaneve turistike. Detyrat përfshijnë komunikimin me klientët, promovimin dhe shitjen e produkteve turistike, menaxhimin e kërkesave dhe udhëzimin e klientëve për mundësi të ndryshme udhëtimi.

      Aftësitë dhe shkathësitë e nevojshme:

      • Të ketë aftësi për të punuar nën presion dhe të arrijë rezultate pozitive në një mjedis të shpejtë dhe dinamik.
      • Njohuri të aranzhmaneve turistike dhe industrisë së turizmit.
      • Njohuri të gjuhës angleze në nivel të avancuar. Dija e një gjuhe tjetër të huaj (gjuha gjermane, franceze, italiane, turke, etj.) do të jetë përparësi.
      • Dije e shkëlqyer e përdorimit të kompjuterëve dhe programeve të përbashkëta të zyrës (Microsoft Office).
      • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit, prezantimit dhe negocimit, përfshirë aftësi për të ndërtuar marrëdhënie të fuqishme me klientët.
      • Aftësi të shkëlqyera për të menaxhuar kohën dhe organizuar aktivitete të ndryshme në mënyrë efektive.
      • Orientim ndaj rezultateve dhe aftësi për të arritur objektiva të shitur.

      Kualifikimet dhe përvoja:

      • Përparësi do të kenë kandidatët që kanë eksperiencë pune në shitjen e produkteve dhe shërbimeve turistike për të paktën 1 vit.
      • Eksperienca në përdorimin e sistemeve të rezervimeve dhe menaxhimin e kërkesave të biletave do të jetë një avantazh.
      • Aftësitë për të punuar me sisteme të rezervimeve dhe shitjeve të biletave, sidomos me sistemin Amadeus është avantazh.

      Aftësitë shtesë të dëshiruara:

      • Njohuri dhe eksperiencë me teknologjitë e reja në industrinë e turizmit, si dhe aftësi për të adaptuar dhe mësuar sisteme të reja me shpejtësi.
      • Aftësi për të ofruar shërbim të shkëlqyer ndaj klientëve dhe për të siguruar një përvojë të jashtëzakonshme për klientët.
      • Kultura e punës në ekip dhe aftësi për të kontribuar në një atmosferë pozitive dhe produktive.

      Si të aplikoni:
      Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dorëzojnë aplikimet e tyre (CV) deri më datën 31.03.2025, në adresën e emailit [email protected].

      Sharr Travel ofron mundësi të shkëlqyera për zhvillimin profesional dhe  mjedis dinamik e mbështetës për të gjithë punonjësit e saj. Ju inkurajojmë të aplikoni dhe të bëheni pjesë e një kompanie që e vlerëson punën dhe angazhimin tuaj.

      Shpërndaje

      Kontakt

      [email protected]

      048 610 015

      Prishtine / Kosove

      Kjo shpallje është publikuar nga persona të tretë në platformën e Gjirafa. Gjirafa nuk mban asnjë përgjegjësi në lidhje me përmbajtjen e shpalljes ose vërtetësinë e saj. Ju lutemi, shikoni Kushtet e Përdorimit, pjesën mbi “përmbajtën e të tjerëve” për më shumë informacion.

      Posto shpallje

      [email protected]

      048 610 015

      Prishtine / Kosove

      Kontakto me shpallësin